LAJMI I FUNDIT:

Antena të operatorëve ilegal “vetëm” në veri

Antena të operatorëve ilegal “vetëm” në veri

Operatorët ilegal serbë vazhdojnë të operojnë edhe më tej në Kosovë, ndonëse, autoriteti Rregullativ i telekomunikacionit ka evidentuar saktë vendndodhjen e antenave të këtyre operatorëve.

Por, përpos operatorëve serb në Kosovë veprojnë në rajonin e Dukagjinit edhe operatorët nga Mali i Zi, në Prizren ata nga Shqipëria si dhe në Han të Elezit dhe në rajonin e Ferizajt operatorët nga Maqedonia, raporton Zëri.

Kryetari i Bordit të ARET-së Ekrem Hoxha tha se aktualisht në Kosovë antena ë operatorëve ilegal serb, mund të gjenden vetëm në pjesën veriore të Kosovës.

“Operatorët ilegal serbë veprojnë në veri të Kosovës. Ne i dimë saktë vendin ku janë antenat dhe shumë shpejtë do t’i heqim ato”, tha Hoxha. /Telegrafi/