LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie mezi i mbajti lotët në fjalimin emocionues për dhunën ndaj femrave

Angelina Jolie mezi i mbajti lotët në fjalimin emocionues për dhunën ndaj femrave
(Foto: Screenshot/ABC News)

Angelina Jolie ka bërë një vizitë në Capitol Hill të mërkurën për të ndihmuar një grup të senatorëve të prezantojnë një version të ri të Ligjit për dhunën ndaj femrave në SHBA, ndërsa mezi i ka mbajtur lotët në fjalimin e saj emocional.

Aktorja, e cila në Washington mori edhe vajzën e saj, Zahara, u pushtua nga emocionet kur iu drejtua gazetarëve në konferencën për shtyp dhe dënoi “heshtjen” e Kongresit për këtë çështje, sepse ata nuk e kishin miratuar sërish draftin për gati një dekadë.

“Më së shumti dua t’i nderoj fëmijët që janë të tmerruar dhe vuajnë në këtë moment, si dhe për shumë njerëz për të cilët ky ligj vjen shumë vonë”, tha aktorja me një zë që dridhej.


“Femrat që kanë kaluar nëpër këtë sistem me pak ose aspak mbështetje, vazhdojnë të vuajnë dhimbje dhe trauma për shkak të abuzimit. Të rinjtë që i kanë mbijetuar abuzimit dhe janë bërë më të fortë, jo për shkak të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, por përkundër tij”.

Angelina Jolie poston letrën prekës të një gruaje afgane: Ju lutem sigurohuni që ato të mos harrohen
Lexo po ashtu Angelina Jolie poston letrën prekës të një gruaje afgane: Ju lutem sigurohuni që ato të mos harrohen

“(Dua t’i nderoj) edhe femrat dhe fëmijët të cilët kanë vdekur, ndërsa kanë mundur të shpëtohet”, ka vazhduar bukuroshja hollivudiane. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/ABC News)

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori