LAJMI I FUNDIT:

Ana qesharake e seancës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Ana qesharake e seancës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Gjetja e zgjidhjes për daljen nga ngërçi i ri politik, nuk ishte kryetema e diskutimit të sotëm në kuvend. Seanca ishte interesante dhe aspak e mërzitme. Por, debat substancial të cilin e pret opinioni, nuk pati, njofton TV21.

Edhe pse po debatohet dy ditë për një pikë të vetme në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, debati kryesisht po sillet rreth fjalëve të njëjta: Federalizim, shtet binacional, ndarje të Maqedonisë, “Platforma e Tiranës”…

Në seancë të martën po flitet për gjithçka, përpos për temën, që ka të bëjë me votimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim.


Sidoqoftë, Kuvendi po nxjerr në sipërfaqe përse OBRM-PDUKM-ja është kundër dygjuhësisë. Derisa deputetet e tjerë po mbajnë fjalim në maqedonisht, deputetet e OBRM-PDUKM-së mbajnë dëgjuese për t’i kuptuar. Madje edhe deputetët e BDI-së vendosen që nga foltorja të flasin në gjuhën maqedonase.

Kur deputetët e OBRM-PDUKM-së përdornin dëgjueset kur flitej në gjuhën maqedonase, e ata të BDI-së filluan të flasin maqedonisht, deputeti i LSDM-së, edhe Muhamed Zekiri gjeti formë origjinale për komunikim.

Derisa deputetët e tjerë merreshin me rregulloren e kuvendit, dhe si të zhbllokohet kriza, Vasil Pishevit i kishte mbet gazeta e hapur, ku kryetemë ishte shërimi i dhimbjes shpirtërore të një këngëtareje.

Në kuvend nuk u pa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe në mungesë të tij deputeti Bardhyl Dauti zgjodhi që i fundit të hyjë në seancë.

Kurse Ilija Dimovski, edhe pse foli shumë herë, prapë gjeti vërejtje se si Trajko Veljanovski po e menaxhon vazhdimin e seancës konstituive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Shëndetësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të jetojë në kujtimet e të gjithëve

Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të jetojë në kujtimet e të gjithëve

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Kalo në kategori