LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjendja e tetë personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, të cilët dje në mbrëmje u sollën në Spitalin “Pirogov” të Sofjes, është jashtëzakonisht e rëndë, tha sot në një konferencë për media, drejtori i institucionit shëndetësor, Valentin Dimitrov.

“Është shumë herët (për të thënë)”, tha ai, duke shtuar se aktualisht po kryhen teste të shumta për të vlerësuar veprimet e mëtejshme të ekipit mjekësor.

Ai njoftoi se gjatë natës ato kanë kanë pranuar 8 pacientë, 3 prej tyre janë fëmijë nën 18 vjeç dhe 5 pacientë me moshë mesatare 20-25 vjeç. Më i madhi është 31 vjeç. Tre janë të intubuar.


“Viktimat kanë lëndime në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe djegie të frymëmarrjes në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre”, shtoi Dimitrov.

“Kjo është një tragjedi e madhe. Të gjithë kanë mbërritur në një goditje termike shumë të rëndë, në të cilën kanë kaluar 24 orë, kjo është shumë e vështirë për çdo organizëm”, tha kreu i “Pirogov”.

Gjithsej 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënohet me vdekje kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos, Agron Statovci

Kërcënohet me vdekje kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos, Agron Statovci

Lajme
Kurti letër Abdixhikut e Krasniqit, i fton në takim për konstituimin e Kuvendit (Dokument)

Kurti letër Abdixhikut e Krasniqit, i fton në takim për konstituimin e Kuvendit (Dokument)

Lajme
LDK refuzon ftesën e Kurtit për takim më 1 maj

LDK refuzon ftesën e Kurtit për takim më 1 maj

Politikë
Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Konjufca ia kërkoi votën për Qeverinë, Geci publikon bisedën: Kurti ta fshijë postimin e të kërkojë falje dhe hajde flasim me vëllezër

Lajme
Ambasada Amerikane flet për bllokadën institucionale të Kuvendit

Ambasada Amerikane flet për bllokadën institucionale të Kuvendit

Lajme
A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

A është ndër zyrtarët më të pasur në vend - kjo është pasuria e Emanuel Bajrës, kryetar i Bordit të Trustit Pensional të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori