LAJMI I FUNDIT:

ANA-MPA: Komentuesit e televizionit shtetëror nuk përdorin emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

ANA-MPA: Komentuesit e televizionit shtetëror nuk përdorin emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

ANA-MPA, agjencia shtetërore e lajmeve të Greqisë, publikoi një reagim duke kërkuar që komentuesit e televizionit shtetëror të Maqedonisë të përdorin emrin zyrtar shtetëror kur ekipi kombëtar i futbollit të Maqedonisë luan në Kampionatin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Skuadra e futbollit e Maqedonisë së Veriut regjistroi paraqitjen e saj të parë dje në një Kampionat Evropian, duke luajtur kundër kombëtares së Austrisë, nga e cila humbi 3-1, në ndeshjen e parë të grupit.


“Ndeshjen e transmeton televizioni shtetëror i Maqedonisë së Veriut, “RTVM”, i cili ka të drejtat për të transmetuar EURO 2020 në vend.

Përkundër faktit se financohet direkt nga buxheti i shtetit të Maqedonisë së Veriut (jo nga kompensimi reciprok) dhe për këtë arsye, sipas Marrëveshjes së Prespës, ajo duhet të përdorë emrin zyrtar të vendit, kur transmetimi i ndeshjes bëri krejt të kundërtën. Dy komentuesit e ndeshjes vazhdimisht flisnin për “kombësinë e Maqedonisë” dhe e quanin vendin “Maqedoni”.

Në asnjë rast ata nuk folën për një “qytetar të Maqedonisë së Veriut” gjatë gjithë ndeshjes, as nuk përdorën emrin e ri të vendit, Maqedonia e Veriut”, thuhet në reagimin e ANA-MPA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori