Ligjvënësit amerikanë kanë rritur presionin mbi Rusinë pasi administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planet për sanksione të reja kundër Moskës.
“Ne kemi në plan të vendosim një raund të dytë të rreptë të sanksioneve mbi Rusinë”, tha Manisha Singh, ndihmës sekretare për Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe të Biznesit të Departamentit të Shtetit, para ligjvënësit në një seancë dëgjimore të komitetit të dhomës.
Anëtarët e Kongresit u ankuan që administrata e Trump kishte qenë shumë ngurruese për të goditur Rusinë me sanksione pas dyshimeve për përdorimin e një agjenti nervor ndaj një ish-spiuni në Salisbury të Britanisë së Madhe.
Trump për më tepër parapëlqente përmirësimin e marrëdhënieve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas Manisha Singh, administrata Trump tani ka hartuar një plan më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë që do të vendosen në nëntor.
Sanksionet e reja synojnë forcimin e sigurisë së mbarëvajtjes së zgjedhjeve afatmesme të kongresit që mbahen në nëntor.
Sanksionet pritet të jenë bankare, si dhe të ndalojnë prokurimin e artikujve të mbrojtjes, të ndihmës së parë, etj.
Sipas SHBA-së, sanskionet do të mundësojnë që Kombet e Bashkuara të kryejnë “inspektime dhe të pranojnë një pohim se [Rusia] nuk do të përdorë më agjentët e nervave ndaj njerëzve”.
Singh vuri në dukje se Rusia nuk do t’i nënshtrohet sanksioneve të reja nëse ajo u siguroi inspektorëve garanci “të verifikueshme”.
Raundi i parë i sanksioneve kishte kufizuar eksportet në Rusi të mallrave dhe teknologjive amerikane të konsideruara të ndjeshme në baza të sigurisë kombëtare, duke përfshirë elektronikë, lazer dhe disa teknologji të specializuara të prodhimit të naftës dhe gazit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina po ndërton centralin më të madh bërthamor në Evropë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Dorëhiqen tre ministra ukrainas
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit