LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët Ostrom dhe Williamson fitojnë Nobel për Ekonominë

Amerikanët Ostrom dhe Williamson fitojnë Nobel për Ekonominë

Amerikanët Elinor Ostrom dhe Oliver Williamson fituan Çmimin Nobel të vitit 2009 për Ekonominë.

Akademia Mbretërore Suedeze deklaroi të hënën se çmimi i jepet zonjës Ostrom sepse ajo ka treguar se si një pronë mund të menaxhohet nën kontrollin e përbashkët ndërsa Williamson për teorinë e tij mbi zgjidhjen e konfliktit mes firmave private.

Ostrom është gruaja e parë që merr çmimin për ekonominë që nga themelimi i këtij çmimi në fund të viteve 60. Të dyve do t’u dorëzohet çmimi prej 1,4 milion dollarësh në muajin dhjetor.

Çmimi për ekonominë është i fundit ndër 6 çmimet Nobel të dhëna për këtë vit. Ai u themelua në kujtim të Alfred Nobelit dhe nuk bën pjesë në grupin fillestar të këtyre çmimeve që u krijuan në bazë të testamentit të Nobelit. /VoA/