LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët nuk besojnë në planin ekonomik të Obamës

Amerikanët nuk besojnë në planin ekonomik të Obamës

Shumica e amerikanëve nuk besojnë në efektet pozitive të planit për rimëkëmbjen e ekonomisë, të propozuar nga presidenti Barak Obama, tregon anketa më e re.

Anketa e zbatuar nga Galup, tregon se shumica e amerikanëve nuk mendojnë se plani ekonomik në vlerë prej 787 miliardë dollarëve, i cili para gjashtë muajve u pranua me propozim të administratës së Obamës, deri më tani ka treguar ndonjë efekt pozitiv mbi ekonominë amerikane.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 41 për qind vlerësojnë se gjendja në ekonomi është përmirësuar falë këtyre shpenzimeve, ndërsa 57 për qind vlerësojnë se asgjë nuk është ndryshuar dhe se recesioni i vitit 2007 madje edhe është thelluar.

Vetëm 18 për qind e të anketuarve mendojnë se shumat e mëdha të parave të shpenzuara kanë mundësuar që të përmirësohet gjendja e tyre personale financiare, ndërsa 68 për qind nuk kanë ndier kurrfarë ndryshimi. /Makfaks