Në ditët e ardhshme, Albanian Mobile Communications do të zbulojë një identitet të ri të korporatës, duke shndërruar plotësisht mënyrën e prezantimit të saj, si dhe duke përmirësuar eksperiencën që u ofron abonentëve.
AMC, e cila nisi aktivitetin në Shqipëri rreth 20 vjet më pare, si kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në vend, është shquar për kontributin e rëndësishëm që ka sjellë në jetën e qytetarëve shqiptarë.
Telefonata e parë, mesazhi i parë, lidhja e parë e internetit e deri tek zhvillimet e sotme teknologjike janë ndër kanalet e komunikimit që kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë mënyrën tonë të të jetuarit dhe ndërveprimit. Tani AMC do t’i ofrojë shërbimet e saj nën brandin Telekom.
Kompania u bë pjesë e Grupit OTE në vitin 2000 dhe me blerjen e këtij të fundit nga Grupi Deutsche Telekom në vitin 2009, AMC hyn në familjen e Grupit Deutsche Telekom.
Tashmë lidhja me këtë Grup do të forcohet më tej. Ky hap përpara do të sjellë ndryshime në emrin e kompanisë, në ngjyrën dhe logon e saj. Ribrandimi i AMC përfshin edhe rimodelimin e dyqaneve, produkte dhe shërbime të reja inovative, fushata komunikimi, një faqe të re interneti e të tjera surpriza.
Ky ndryshim thelbësor do ta pozicionojë telekomunikacionin shqiptar mes më të mirëve në Europë.
Përfitimet e para të kësaj epoke të re do të vijnë pikërisht për klientët, në formën e shërbimeve dhe ofertave të reja novatore, duke sjellë në Shqipëri frymën e Grupit Deutsche Telekom. Brandi Telekom do të ofrojë shërbime të cilësisë superiore dhe rrjetin më të mirë, si edhe do t’i japë kuptim të ri rolit të teknologjisë në shoqëri dhe progresit që ajo mbart.
Henri Vandre, Drejtor i Divizionit të Marketingut në AMC, shprehet se “AMC-së iu bashkova pas një përvoje pune shumëvjeçare në Deutsche Telekom në Gjermani, dhe jam vërtet krenar kur shoh trashëgiminë e çmuar të kësaj kompanie të shumëfishohet duke u bërë pjesë e brandit Deutsche Telekom, një ndër grupet lider të telekomunikacionit të integruar në botë”.
Grupi Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende në mbarë botën, me një gamë të gjerë shërbimesh për abonentët individë, biznese dhe korporata, me standardet më të larta të cilësisë dhe teknologjisë më moderne. Ky zhvillim kyç u mundëson abonentëve dhe shoqërisë shqiptare të shijojnë vërtet progresin e nivelit europian që përfaqësohet nga Grupi Deutsche Telekom.(Mapo/Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë