LAJMI I FUNDIT:

Ambrosini do të nënshkruajë kontratë të re

Ambrosini do të nënshkruajë kontratë të re

Agjenti i Massimo Ambrosinit, Moreno Roggi, ka deklaruar se klienti i tij dëshiron të ndjekë rrugine legjendës së Mialnit, Paolo Maldini dhe do ta përfundojë karrierën me fanellën kuqezi.

Kontrata aktuale e mesfushorit italian përfundon në qershor të vitit 2010, ndërsa ende nuk kanë filluara negociatat për vazhdimin e saj. Megjithatë, Roggi thotë se nuk ka vend për spekulime për largimin e mundshëm të Ambrosinit, pasi që së shpejti do të nënshkruhet kontrata e re.

“Nesër do të takohemi me Gallianin dhe besoj se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës për më shumë se një sezon”.

“Asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe keqkuptime. Ai do të qëndrojë te Milan sepse është i lidhur me këtë klub dhe dëshiron të jetë kapiteni i parë, i epokës pas-Maldinit”, ka thënë Roggi për “Sky Sport”.