LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri merr një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri merr një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Departamenti i Evropës është më i madhi dhe më i rëndësishmi në Deprtamentin e Shtetit.


Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve që cënojnë poltikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë, siç është dhe rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha në Shqipëri.

Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe për këtë arsye është sulmuar ashpër nga dyshja Berisha-Meta dhe mediat pranë tyre, duke u akuzuar shpesh se qendrimet e saj kanë qenë personale, jo të Uashingtonit zyrtar.

Por ky emërim, tregon atë që dihej, se Yuri Kim ka përfaqësuar gjithmonë SHBA dhe qëndrimet zyrtare të Uashingtonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori