LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Cliff vizitoi Doganën

Ambasadori Cliff vizitoi Doganën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ian Cliff, ka vizituar Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm Lulzim Rafuna.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës thuhet se Rafuna fillimisht informoi Cliff me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.

Britani e Madhe ka kontribuar në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë 15 viteve të fundit drejtori falënderojë ambasadorin Cliff si dhe kërkoj që të Britania e Madhe të vazhdoj të përkrah zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë.


Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit. /Telegrafi/