LAJMI I FUNDIT:

Amazon përsëri e zbret çmimin e Fire Phone

Amazon përsëri e zbret çmimin e Fire Phone

Kur Amazon e kishte lansuar telefonin e saj Fire Phone, çmimi i tij pa kontratë me operatorët ishte 649 dollarë, ndërsa në kontratë me AT&T telefoni kushtonte 199 dollarë.

Mirëpo, me sa duket strategjia e kompanisë sa i përket çmimit të telefonit ka qenë e dështuar, dhe çmimi i telefonit ishte ulur në 199 dollarë, pa kontratë.

Dhe sikur ky lirim në çmim të mos mjaftonte, Amazon ka vendosur që ta lirojë sërish telefonin e saj, që të ketë sukses me shitjet, dhe tani çmimi i Amazon Fire Phone është 189.

Më herët Amazon pati deklaruar se në stokun e saj ka mbi 170 milionë njësi të telefonit të saj, dhe nuk do të ishte befasi nëse gjatë këtij viti, çmimi i telefonit të zbritej edhe më shumë sesa kaq.


Edhe pse modeli i parë i Fire Phone nuk ishte i suksesshëm për Amazon, kjo e fundit nuk duket se do t’i ndalë përpjekjet e saj për prodhimin e modelit të dytë të Fire Phone. (Telegrafi)