LAJMI I FUNDIT:

Amazon do të krijojë modele të reja të Fire Phone

Amazon do të krijojë modele të reja të Fire Phone

Fire Phone i Amazon nuk ka qenë ndonjë sukses i kompanisë, por Amazon duket se nuk do të tërhiqet nga interesi i saj për një model të mirë të telefonit të mençur, edhe përkundër shitjeve të varfëra të telefonit dhe të pritjes së dobët në treg.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jeff Bezos tha se edhe në të ardhmen e afërt nga Amazon do të shohim një model tjetër të Fire Phone.

Në fakt, gjatë konferencës së Business Insider në New York ai sugjeroi se Amazon do të fokusohet në modelin e ri të Fire Phone, derisa të arrijnë të krijojnë një model që do të jetë i suksesshëm dhe atraktiv për përdoruesit.

Pra, duket se lexuesit elektronik dhe tabletët nuk janë pajisjet e vetme që do ti shohim në të ardhmen nga Amazon, sepse kompania po i qëndron besnik synimit të saj për depërtimin edhe në tregun botëror mobil me Fire Phone. (Telegrafi)


Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Motorola G85 arrin

Motorola G85 arrin "në heshtje" në Evropë

Teknologji
Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Samsung Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 çojnë Galaxy AI në nivele të reja

Teknologji
Kalo në kategori