LAJMI I FUNDIT:

Amauri shpreson të luajë për Italinë në KB

Amauri shpreson të luajë për Italinë në KB

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për përfaqësuesen e Italisë.

“Shpresoj të jem në Afrikën e Jugut. Nëse ftesa vjen, do të isha i nderuar ta veshja fanellën e Azzurëve”.

“Kam zgjedhur Italinë para Brazilit, sepse në aspektin futbollistik unë jam rritur këtu”, është shprehur 29-vjeçari për stacionin televiziv Rai.