LAJMI I FUNDIT:

Alves dërgon Brazilin në finale

Alves dërgon Brazilin në finale

Dani Alves ka shënuar një gol të vonshëm ndaj nikoqirit të Kupës së Konfederatave, Afrikës së Jugut, për ta dërguar Brazilin në finale të kësaj gare, ku do të ketë përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas triumfit të SHBA-ve në gjysmëfinalen e mbrëmshme, kur bëri befasinë duke eliminuar kampionin e Evropës, Spanjën, kombëtarja e Brazilit pati po ashtu një sfidë të vështirë përballë Afrikës së Jugut, por nuk lejoi të ndodhë edhe befasia e radhës.

Fitoren Brazilit ia solli anësoni i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshje nga një gjuajtje e lirë e pambrojtshme, dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Alves u fut në lojë si zëvendësuesi dhe shënoi pas vetëm shtatë minutash inkuadrimi.

Pavarësisht humbjes, Afrika arriti t’i shkaktojë mjaft telashe Brazilit, duke bllokuar në mënyrën më të mirë yjet botërore, të cilët treguan një paraqitje zhgënjyese në këtë ndeshej gjysmëfinale.


Brazili, që është në përpjekje të mbrojë titullin e kësaj gare të fituar në vitin 2005, do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finalen që zhvillohet të dielën.

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori