LAJMI I FUNDIT:

Alonso: Jam i lumtur te Liverpool, por…

Alonso: Jam i lumtur te Liverpool, por…

Xabi Alonso ka pranuar se është shumë i lumtur te skuadra e tij aktuale, Liverpool, mirëpo ka shtuar se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Spanjolli është i kërkuar nga Real Madridi, mirëpo në një intervistë me “El Pais” ai ka deklaruar se dëshiron ta mbajë fanellën e Redsave.

“Jam i lumtur te Liverpooli, mirëpo në futboll nuk mund të thuash jo për asgjë, sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, unë nuk planifikoj të largohem”, ka thënë Alonso.