LAJMI I FUNDIT:

Alonso duhet të kërkojë largimin

Alonso duhet të kërkojë largimin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk dëshiron që të vazhdojë më shumë ‘saga’ e transferimit të Xabi Alonsos.

“The Mirror” njofton se Rafa i ka thënë mesfushorit spanjoll se nëse dëshiron të largohet në drejtim të Real Madridit, ai duhet ta kërkojë një gjë të tillë.

Trajneri i Redsave nuk do ta lejojë largimin e Alonsos për më pak se 37 milionë euro, derisa Real Madridi ofron vetëm 27 milionë euro.