LAJMI I FUNDIT:

Almeida do të largohet nga Werderi

Almeida do të largohet nga Werderi

Sipas gazetës gjermane "Bild", Werder Bremeni dëshiron ta shesë sulmuesin Hugo Almeida gjatë këtij afati kalimtar.

Gjermanët dëshirojnë ta transferojnë kroatin Mario Mandzukic nga Dinamo Zagrebi që kërkon 11 milionë euro për sulmuesin e vet.

Prandaj Werderi planifikon ta shesë Almedian, i cili kushton afër shtatë milionë euro, si edhe sulmuesin tjetër, Boubacar Sanogo, i cili ka vlerën dy milionë euro, për të grumbulluar paratë e nevojshme për transferimin e Mandzukic.