LAJMI I FUNDIT:

“Albpetrol” s’ka para për të shlyer rrogat

“Albpetrol” s’ka para për të shlyer rrogat

Duket se kriza ekonomike ka pllakosur kompaninë e naftës “Albpetrol”, e cila gjendet në vështirësi serioze likuiditeti. Punonjësit e saj, si dhe një pjesë e administratës drejtuese, prej katër muajsh nuk kanë marrë pagat dhe kërkesat e vazhdueshme nuk gjejnë përgjigje të qartë.

Periudha më e afërt e pagesës së 4200 naftëtarëve të “Albpetrol”, të cilët nuk kanë marrë rrogën që nga muaji maj i këtij viti, do të jetë muaji dhjetor, duke e kthyer në situatë alarmante dhe tepër pesimiste për punonjësit që mbajnë familjet me bukë.

Gjendja kaotike mësohet nga gazeta “Shqip” përmes disa inxhinierëve që punojnë në sektorët vartës të departamenteve të drejtorisë së përgjithshme të “Albpetrol”.

Specialistët e lartë të sektorëve, ashtu si dhe vartësit e tyre, naftëtarët, nuk kanë marrë pagën prej katër muajsh.


Kompania aktualisht është në fazën e privatizimit, proces që pritet të mbyllet brenda vitit, për të cilën qeveria ka lidhur kontratë me një shoqëri amerikane për ta ndihmuar për gjetjen e një pronari sa më efecient. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori