LAJMI I FUNDIT:

Albanese i bëri thirrje Bidenit që ta lirojnë nga akuzat Julian Assange

Albanese i bëri thirrje Bidenit që ta lirojnë nga akuzat Julian Assange

Kryeministri australian, Anthony Albanese ka thënë se i ka bërë thirrje personalisht qeverisë amerikane që t’i japë fund ndjekjes penale të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Albanese po i përgjigjej pyetjes së një deputeti të pavarur, i cili tha se gazetaria e lirë është në interesin publik dhe “është thelbësore për demokracinë” dhe shtoi se liria e Assange “do të vijë vetëm si rezultat i ndërhyrjes politike”, raporton theguardian.

“Më duhet të siguroj deputetët se unë personalisht e kam iniciuar këtë diskutim me përfaqësuesit e qeverisë amerikane”, u përgjigj Albanese dhe shtoi, “Qëndrimi im është i qartë dhe administratës amerikane i është bërë e qartë se ka ardhur koha që t’i japë fund kësaj çështjeje”.


Albanese nuk tha nëse e ka iniciuar bisedën me presidentin amerikan Joe Biden, në takimin në Bali dy javë më parë apo me përfaqësues të tjerë amerikanë.

Julian Assange, një shtetas australian, po mbahet në burgun Belmarsh në Londër, ndërsa SHBA kërkon ta ekstradojë atë për t’u gjykuar me akuza në lidhje me publikimin e qindra mijëra dokumenteve sekrete mbi luftërat në Afganistan dhe Irak, si dhe kabllogramet diplomatike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori