Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha të premten se qeveria e re malazeze, në më pak se njëqind ditë që nga zgjedhja e saj, arriti të prishë marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s, përkatësisht Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë.
“Për shkak të mosekstradimit të shtetasit turk, Binali Camgoz, erdhëm në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim në vitet e kaluara ishte i kënaqshëm. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi shpeshherë kanë qëndruar në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por prokuroritë kanë shkëmbyer informacione”, ka thënë ai.
Mali i Zi refuzoi të ekstradonte Camgoz për shkak të gjendjes shëndetësore dhe origjinës etnike, e cila, siç dyshojnë ata, mund t’ia rrezikonte jetën dhe për këtë arsye ka kërkuar azil politik.
Ish-kryeministri pretendon gjithashtu se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me Kroacinë janë prishur për shkak të mosmarrëveshjes për anijen “Jadran”, raporton gazeta dan.
“Unë besoj se ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq ka të drejtë kur është fjala për anijen ‘Jadran’ dhe besoj se kjo anije është e Malit të Zi, por marrëdhëniet me Kroacinë aktualisht janë të këqija”, tha Abazoviq.
Në mesin e janarit, ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanoviq nuk përjashtoi mundësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes instrumenteve ndërkombëtare, nëse ato nuk zgjidhen mes palëve, ndërsa shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi bëri thirrje për dialog mes Podgoricës dhe Zagrebit.
Ai përkujtoi se qeveria aktuale e ka detyruar edhe ambasadorin gjerman në Mal të Zi, Peter Felten, të arsyetohet se nuk ka ndikuar në vendimin për minierën në Mojkovc.
“Kjo do të ketë efekte të këqija në marrëdhëniet me Gjermaninë. Mund të ishte zgjidhur ndryshe”, tha Abazoviq.
Kujtojmë se ambasadori gjerman në Podgoricë, Peter Felten, pretendon se nuk ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e minierës së Brskovës, por se ka avokuar që shteti malazez ta shqyrtojë projektin me kujdes dhe të ketë vlerësim objektiv. Felten thotë se promovimi i investimeve gjermane në Mal të Zi është pjesë e aktivitetit kryesor të ambasadës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky thotë se “fundi i luftës është shumë, shumë larg” – vjen reagimi i Trump

Dy të vdekur dhe disa të lënduar – momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Von der Leyen do të prezantojë planin e “riarmatimit të Evropës” më 4 mars

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës