LAJMI I FUNDIT:

Aktivitetet e rinisë në kohën e Titos: 90 km hekurudhë për gjashtë muaj, 380 km autostradë për tre vjet!

Aktivitetet e rinisë në kohën e Titos: 90 km hekurudhë për gjashtë muaj, 380 km autostradë për tre vjet!

Sot shënohet dita e aksioneve të punës rinore në ish-Jugosllavi. Bëhet fjalë për aksione të shumta në ndërtimin e projekteve të mëdha si dhe për rreth 20 mijë ndërtime lokale.

Aktivitetet e rinisë filluan më 1941, së pari përmes mbledhjes së armëve dhe municionit për betejën e ardhshme dhe pastaj me këpucë për veshje për ushtarët, transmeton Telegrafi.

Pas luftës ata filluan edhe ndërtimin e fabrikave, kanaleve, termocentraleve. Në vitin 1946, që nga muaji maj deri në muajin nëntor u bë aksioni i parë i punës, ndërtimi i hekurudhës Brçko-Banoviq – në të kanë marrë pjesë mbi 62 mijë të rinj dhe rreth 283 brigada të punës.


Për vetëm gjashtë muaj, të rinjtë e Titos patën ndërtuar 90 kilometra hekurudhë, hapën tre tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 600 metra, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, dy vite më vonë, në vitin 1948 kishte filluar ajo që quhej “koha e aksioneve të mëdha të punës”.

Atëbotë janë ndërtuar 16 linja hekurudhore, me gjatësi totale prej 560 kilometrash, duke përfshirë atë Brčko-Banović (90 km), (90 km), Samac-Sarajevë (242), Doboj-Banja Luka (90).

E arritura më e madhe e asaj kohe vlerësohet autostrada “Bashkim Vëllazërim”, me një gjatësi totale prej 1066 kilometra.

Sipas medieve serbe, kanë qenë të përfshirë një total prej rreth dy milionë njerëz të rinj dhe të reja të cilët, në vitet 50-ta janë përfshirë vullnetarisht duke bërë 135.000.000 ditë pune. Ndërtimet janë bërë me një shpejtësi rekorde. Rreth 380 kilometra të autostradës Beograd-Zagreb janë bërë për më pak se tre vjet.

Sipas medieve serbe, aktivitetet e rinisë kanë zgjatur në masë të madhe ose më të vogël deri në vitet 90-ta, prej nga “të rinjtë kishin filluar të këndonin këngë tjera”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori