LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth aksionit ku u arrestuan tre persona

Policia jep detaje rreth aksionit ku u arrestuan tre persona

E plotësuar- Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Veriut të Mitrovicës arrestuan tre persona këtë mëngjes me dyshimin se kishin kryer vjedhje të rëndë,  ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë në veri, Branislav Radoviq për Kosova Online.

“Ata  janë të njohur si autorë të një numri veprash kriminale. Një i dyshuar u gjet me armë zjarri që dyshohej se ishte përdorur në kryerjen e veprave penale”, tha Radoviq.


Aksioni, tha ai, u krye me qëllim të “zbulimit të krimeve të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit në territorin e komunës së Mtrovicës, duke përfshirë grabitje dhe vjedhje të rënda”.

“Bastisja në dy lokacione në Mitrovicë dhe Zveçan u krye me urdhër të Gjykatës me qëllim të gjetjes së kryesit dhe provave që rridhnin nga këto akte”, tha Radoviq. /Telegrafi/

Aksion në veri, arrestohen tre persona për grabitje

Zëvendës drejtoi i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka bërë të ditur për Telegrafin se sot është ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave.

Hoti ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë të dyshuar për përfshirje në grabitje.

“Aksioni i policisë ka përfunduar dhe ka qenë i realizuar nga drejtoria rajonale e policisë në veri. Janë shoqëruar tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitje”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, edhe një aksion tjetër është duke u zhvilluar në veri të Mitrovicës, me urdhër të Prokurorisë. /Telegrafi/