LAJMI I FUNDIT:

Aksident me vdekje në Kukës – humb jetën babai, shpëton i biri

Aksident me vdekje në Kukës – humb jetën babai, shpëton i biri

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar dhe ka shpëtuar i biri.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, rreth 55 vjeç.


“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Lajme
Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Drejtësi
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Lajme
Rama: Baba iku krenar, Hashim

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Lajme
Kalo në kategori