LAJMI I FUNDIT:

AKR, kritikon privatizimin PTK-së

AKR, kritikon privatizimin PTK-së

Aleanca Kosova e re ka kritikuar mënyrën e privatizimit të Posatë Telekomit të Kosovës, nëpërmjet Myzejene Selmanit, udhëheqëse e departamentit për Energji dhe Miniera në këtë parti.

Sipas saj nis privatizohet kompania më provitabile ne vend është hap i gabuar, pasi që nuk janë bërë analiza për vlerën dhe përfitimet nga shitja të shtet të Kosovës.

“Arsyet për të cilat AKR-ja e kundërshton këtë formë të privatizimit të PTK-së janë: momenti kohor jo i përshtatshëm, mungesa e vlerësimit të aseteve veç e veç, proces i privatizimit pa ligj të veçantë për privatizimin e PTK-së , mos bërja e një analizë paraprake me privatizim a është ma i madh fitimi apo humbja nga ky proces” tha ajo.

Sipas Selmanit, AKR-ja vlerëson se privatizimi i PTK-së do të duhej të bëhej pas një debati të gjerë dhe një analize të saktë se çka do të fitonte dhe çka do të humbte me këtë proces Kosova. /Telegrafi/