LAJMI I FUNDIT:

AKP zyrtarisht shpall likudimin në shitje të aseteve

AKP zyrtarisht shpall likudimin në shitje të aseteve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në shkurt, AKP ka njoftuar menaxhmentin e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 1, përmban 16 Njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 7 prill 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për privatizim:


Njësia 1: Dyqani "Moda" rreth 56 m² në Rr, Çarshia e Gjatë Nr 61 në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori" me Fi. 545/89 (e njohur dikur si "17 Novembar” Fi.628/92", "17 Novembar" SH.A. në Fi.6093/92 pronësi e përzier). Dyqan njëkatësh dhe parcelë e tokës (parcela nr. 919, lista poseduese 3806) e vendosur në qendër të qytetit.

Njësia 2: Dyqani "Galanteri Mode-1" e rreth 40 m² në rr. Mbretëresha Teutë 53, Pejë, pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Dyqani gjendet në katin përdhese të ndërtesës së banimit, i vendosur në zonën qendrore të qytetit.

Njësia 3: Dyqani "Extra" me rreth 60 m² në rr. Mbretëresha Teutë, Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Një objekt biznesi (dyqan) dhe parcelë toke (numri i ngastrës 687 / 5, lista poseduese 1686) në pjesën kryesore të zonës së biznesit në qytet.

Njësia 4: Dyqani "Univerzal" me rreth 105 m² në rr. Çarshia e Gjatë në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Ngastër tokësore në të cilën ka një ndërtim të përkohshëm druri (ndërtuar ilegalisht pas qershorit të vitit 1999 që duhet të largohet) – ngastra nr 936 / 1, lista posedues. 205.

Njësia 5: Dyqani ”Vllaznimi” me rreth 60m² në rr. Lekë Dukagjini nr.8, në Pejë, pronë e NSH ”TE 17 Nëntori”, si më sipër. Një dyqan në parcelë tokësore prej përafërsisht 70 m² (parcelë 1441 / 3, lista poseduese 5319).

Njësia 6: Toke dhe Ndërtesa, Vushtrri, me sipërfaqe 4,020 m² toke duke përfshirë 410 m² ndërtesa si dhe 100 m² Pompe e derivateve ne rrugën Dëshmoret e Kombit ne Vushtrri, prone e KB Vushtrria me numër Fi-600/90/ Parcela nr. 2233, Zona Kadastrale Vushtrri.

Njësia 7: Stolitë dhe Pajisjet, Prizren pronë e NSH “Filigran” me Fi-nr 482/89 (gjithashtu/më parë e njohur si DD ”Filigran” dhe NSH “Filigran” me Fi-nr. 7273/92). Një zgjedhje me më shumë se 6,000 stoli argjendi (produkte të gatshme- aktualisht gjenden në BQK në Prishtinë) dhe pajisjet për prodhimin e stolive që gjenden në Prizren.

Njësia 8: Ndërtesa dhe automjetet, Rahovec në ngastrën kadastrale me sipërfaqe të përafërt 284 m² në rrugën “ Gëzim Hamza” Piktori – pn, Rahovec, pronë e SHAM “Iliri” me Fi. nr. 1773/92. Ndërtesa përfshinë njësinë e Administratës, klasë mësimi dhe garazhin si dhe 7 automjete (në gjendje jo të rregullt) dhe një rimorkio në ngastrën 1862/4, zona kadastrale Rahovec.

Njësia 9: Shitorja nr. 2, Prizren ndërtesë dy katërshe me stoqe në sipërfaqe të përafërt prej 34 m² në rrugën “Farkëtarët” (ish Ramiz Sadiku) Prizren, pronë e NSH IT “Printeks” me Fi. nr. 620/89 (më parë e njohur si DD TI “Printeks” me Fi. nr. 6250/92). Shitore dy katëshe përfshirë stoqet e produkteve të gatshme, në ngastrën kadastrale (nr. i parcelës 2147, zona kadastrale Prizren) në qendër të Prizrenit.

Njësia 10: Tokë dhe ndërtesë, Zym, ku sipërfaqja e përgjithshme është 5,578 m² me 1,280 m² ndërtesë në fshatin Zym, Komuna e Prizrenit, pronë e NSH “Komuna me Fi. nr. 589/89 (më parë e njohur si DD “Komuna” me Fi. nr. 6546/92). Numri i parcelës 1580-2 në zonën kadastrale Zym.

Njësia 11: Shitorja nr. 1 Prishtinë me sipërfaqe prej përafërsisht 82 m² në Dardani rr.5, Lam 9 Lokali nr. 11, Prishtinë, pronë e NSH “Komuna”. Shitorja, aktualisht i lëshuar me qira, që është fituar nga NSH në vitin 1985 dhe është pjesë e një ndërtese banimi.

Njësia 12: Supermarketi 16, Prishtinë me sipërfaqen totale të tokës prej përafërsisht 327 m² në rrugën Jabllanica, pjesa e njohur si Vranjevc, Pronë e NSH “Urata” me Numër të Regjistrimit të Biznesit 802430146 (gjithashtu më herët e njohur si NST ”Vocar”/DTP ”Vocar” – Fi-no 723/89).

Njësia 13: Shitorja Lluzhan, Komuna e Podujevës me sipërfaqe prej përafërsisht 70 m² në tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 155 m², në fshatin Lluzhan, pronë e NSH ”Urata” si më lartë. Ndërtesa është e lëshuar me qira (ngastra nr. 59/4, fleta poseduese 56, zona kadastrale Shakovicë).

Njësia nr. 14: Shitorja prej përafërsisht 28 m² në Kamenicë, prone e NSh “Grafikos” me nr. Fi-601/89 (gjithashtu/me pare e njohur si DP “PROSVETA”– Fi – 601/89; ose DD “PROSVETA” me p.o. – Fi – 6269/92). Shitorja e cila është ilegalisht e okupuar, ndodhet ne katin përdhese të një ndërtese banesore e cila ishte blerë më 1970.

Njësia nr. 15: Sipërfaqe parkingu në Gjilan prej përafërsisht 1,220 m² në Kamnik, Gjilan, pronë e NSh ‘Kombinati i Tekstilit Integj’ me nr. Fi-1391/90 (gjithashtu/me pare e njohur si D.P. Tekstilni Kombinat Gnjilane – Fi 1391/90; ose Tekstilni Kombinat D.D u Mesovitoj Svojini – Fi 6228/92; apo Kombinati i Tekstilit Sh.A me Përgjegjësi te plote – Fi 6528/92.

Vetëm tokë (ngastra nr. 2456/14, Zona Kadastrale Gjilan).

Njësia nr 16: Shitore me bodrum, Ferizaj me sipërfaqe te përgjithshme dyshemeje prej përafërsisht 157 m² qe gjendet në rrugën Ahmet Kaqiku, Ferizaj, pronë e NSh “Kombinati i Tekstilit Integj’ si më lartë.

Shitoret, te cilat janë dhëne me qira, gjenden në katin përdhese (100 m²) dhe bodrumi (57 m²) të një ndërtese banesore dhe ishte blere nga ana e NSh-së më 1985.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori