LAJMI I FUNDIT:

AKP vazhdon shitjen e aseteve përmes likuidimit

AKP vazhdon shitjen e aseteve përmes likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar të hënën se ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Në njoftimin e AKP-së thuhet se pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tenderim.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 6 përmban 19 njësi, të cilat do të privatizohen përmes likuidimit. /Telegrafi/