LAJMI I FUNDIT:

AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara

AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka dhënë instruksionet te Banka Qendrore e Kosovës për bartjen e një pjese të mjeteve në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për punëtorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë privatizuar më herët.

Këtë vendim, AKP e ka marrë bazuar në strategjinë mbi përshpejtimin e shpërndarjes së parakohshme të shumës së 20 % ndaj punëtorëve, të miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20%-it janë këto: KNI Ramiz Sadiku – Prishtinë, KHT Kosova – Prishtinë, Energomontimi – Prishtinë, 16 Qershori – Deçan, Aromatik – Prizren, Ramiz Sadiku – Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore – Keqekollë, Stacioni Bujqësor – Gjakovë dhe Kosovatrans – Kamenicë

Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto nëntë ndërmarrje është 3.030.816,89 euro, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve që përfitojnë në total është 1594 punëtorë.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori