LAJMI I FUNDIT:

AKP shpalli rezultatet e Valës së 47

AKP shpalli rezultatet e Valës së 47

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të mërkurën ka hapur ofertat e Valës së 47 të Privatizimit, për 18 ndërmarrje. Të gjitha këto ndërmarrje do të privatizohen përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt.

Nga 34 oferta për këto 18 ndërmarrje AKP-ja ka grumbulluar edhe 4.561,535 euro, në fondin e vetë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

AKP deri më tani ka privatizuar 624 ndërmarrje të reja, prej të cilave 599 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.


Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 492 milionë euro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 30 milionë euro. E po ashtu edhe 30 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve. /Telegrafi/