LAJMI I FUNDIT:

AKP shpallë valën e 45 të privatizimit

AKP shpallë valën e 45 të privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shpallur të hënën zyrtarisht, valën e 45 të privatizimit për ndërmarrjeve shoqërore. Në ketë valë do të përfshihen 17 ndërmarrje.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin korrik, AKP ka njoftuar menaxhmentin e ndërmarrjeve shoqërore dhe komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen.

Në valën e 45 të privatizimit do të tenderohen 17 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave janë krijuar 19 ndërmarrje të reja.

Të gjitha këto ndërmarrje, do të privatizohen përmes “Spin off”-it të rregullt. /Telegrafi/