LAJMI I FUNDIT:

AKP në konton e saj edhe mbi 2.3 milionë euro

AKP në konton e saj edhe mbi 2.3 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hapur ofertat e shitjeve përmes metodës së shitjes me Likuidim nr. 4, ku shpalli ofertuesit e përkohshëm për 20 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Për këto aset AKP ka pranuar 48 oferta, me një vlerë të tërësishme e ofertave më të larta ishte 2 milionë e 374 mijë e 653 euro.

AKP deri më tani ka privatizuar 601 ndërmarrje të reja, prej të cilave 576 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 25 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special.

Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani janë grumbulluar 458 milionë euro, ndërkaq nga procesi i likuidimit me shitje të aseteve të ndërmarrjeve janë grumbulluar 27 milionë euro.


Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 përqindëshit, Bordi i Drejtorëve i AKP-së gjatë tre muajve të fundit ka aprovuar shpërndarjen e 20 përqindëshit për 50 lista të punëtorëve të ndërmarrjeve.

Nga fondi i privatizimit, punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore u janë shpërndarë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori