LAJMI I FUNDIT:

AKP: Kontratat u nënshkruan me kompani të përgjegjshme dhe çmimin më të lartë

AKP: Kontratat u nënshkruan me kompani të përgjegjshme dhe çmimin më të lartë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka sqaruar në lidhje me lëshimin me qira të 24 pikave të karburanteve, asete këto të Ndërmarrjeve “INA Trgovina” dhe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga AKP.

AKP ka zhvilluar tenderë të hapur, publik dhe plotësisht transparent për lëshimin me qira të pikave të karburanteve. Me tenderin e parë është lëshuar me qira një pikë e karburantit.

“Me tenderin e dytë janë lëshuar me qira 10 pika të karburanteve. Në këtë tender Agjencia ka pranuar gjithsej 117 oferta, ndërkaq fitues është përzgjedhur operatori i vlerësuar i përgjegjshëm me ofertën më të lartë në vlerë prej 51.777 euro për 1 muaj. Agjencia, pas hapjes së ofertave ka kërkuar garancion bankar nga 4 ofertuesit më të lartë të renditur për t’u siguruar se janë serioz dhe se do t’i përmbahen të gjitha kushteve të kontratës duke përfshirë edhe pagesën e rregulltë të qirasë brenda periudhës kontratës”.


Në kërkesat me shkrim të AKP-së janë përgjigjur vetëm dy ofertues, të cilët janë shpallur të përgjegjshëm. Agjencia ka nënshkruar kontratën me ofertuesin i cili ka ofruar garancionin bankar dhe ka pasur çmimin më të lartë të ofruar.

“Kurse, tenderi i tretë i hapur, publik dhe transparent është zhvilluar për 13 pika të karburanteve. Ofertuesi fitues ka dhënë ofertën më të lartë prej 68.000 euro për muaj për të 13 njësitë e tenderuara për qiradhënie. Pasi ofertuesi fitues është tërhequr nga gara, Agjencia ka nënshkruar kontratën me të njëjtë shumë, mirëpo me ofertuesin e dytë për të cilën kontratë është dorëzuar garancioni bankar”.

Këto pika të karburanteve kanë qenë të uzurpuara prej vitit 2001 dhe të shfrytëzuara pa kontratë të qirasë as me AKM-në dhe as me AKP-në, për cka borxhi i llogaritur, për të cilën Agjencia e ka faturuar shfrytëzuesin joligjor kap shumën 8.2 milionë euro. Këtë borxh nuk e ka paguar asnjëherë uzurpatori përkatës.

Agjencia përmes kontratave për qiradhënie të 24 pompave të benzinës ka arritur që të siguroj të hyra në xhirollogari të veçantë të ndërmarrjes të hapur në mirëbesim nga AKP, shumën prej 119 mijë e 777 euro në muaj apo 1 milionë e 437 mijë e 324 euro në vit.

Agjencia do të vazhdoj me lëshimin me qira edhe të pikave tjera të karburanteve, bazuar në Rregulloren e Qiradhënies, të aprovuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së. /Telegrafi/