LAJMI I FUNDIT:

AKP, hap ankand për shitjen e materialit të Minierës së “Goleshit” pa përfunduar rasti ne gjykatë

AKP, hap ankand për shitjen e materialit të Minierës së “Goleshit” pa përfunduar rasti ne gjykatë

Menaxhmenti i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), ka hap ankand publik për shitjen e Zhavorrit me Granulacion të 2 mijë tonëve, material ky i ndërmarrjes së re MM”Goleshi”.

Pronari i kontestuar nga AKP-ja i kësaj miniere, Hysni Zogaj , veprimin e menaxhmentit të AKP-së e quan veprim të kundërligjshëm. Sipas tij vlera e zhavorrit të cilën AKP e ka nxjerrë për shitje është 35 mijë euro. Zogaj thotë se vendimi i AKP-së për këtë shitje është bërë pa pasur një vendim të gjykatës, pasi rasti i minierës së “Goleshit” është në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme.

“Kjo bëhet krejt privatisht pa gjykatë pa asgjë, hajni e pastër AKP-së. Si duket kjo është arsyeja që më është ndërprerë puna, një ditë para se me e hap Minierën. Vlera e materialit është 35 mijë euro. Zhavori është i minuar, i përpunuar dhe i gatshëm për asfalt, për punimin e asfaltit. Ketë e kemi bërë ne dhe tani po na shesin pa ardhur vendimi i Gjykatës”, thotë Zogaj.


Ndërsa Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, i ka thënë për KosovaPress-it se vendimi është marrë nga menaxhmenti i AKP-së. “Për shitjen e kësaj sasie të zhavorrit është marrë vendimi nga menaxhmenti i ndërmarrjes që është zgjedhur nga AKP-ja dhe nga menaxhmenti i Agjencisë. Meqë bëhet fjalë për 2 mijë ton, sasia dhe vlera e kësaj sasie mund të mos kaloj shumën mbi 10 mijë euro, atëherë është parë e arsyeshme që të nxjerrët në shitje”, ka thënë Kaloshi.

Ai po ashtu ka thënë se të hyrat do të shfrytëzohen për pagesa të punëtorëve e të kësaj ndërmarrje që është nën administrim të drejtpërdrejt të Agjencisë. “Nuk bëhet fjalë për shitje të aseteve të kësaj ndërmarrje , pasi që kjo ndërmarrje aktualisht është nën administrim të drejtpërdrejt të Agjencisë, ndërsa me formimin e bordit të drejtorëve do të shqyrtohet mundësia e tenderimit të ndërmarrjes në fazat e ardhshme. Ndërsa zhavorri është nxjerrë në shitje për të krijuar të hyra të nevojshme për operimin ditor të ndërmarrjes”, ka thënë Kaloshi.

Ndërsa kur është pyetur se në bazë të çfarë oferte vlerësohet çmimi i 2 mijë tonëve zhavorr me 10 mijë euro, pasi pronari ka thënë se vlera e saj është 35 mijë euro, është tërhequr duke thënë se: “Nuk e di se çfarë vlerësime kanë dhënë të tjerët, por zhavorri është nxjerrë në ankand, do të thotë dhe për çmimin apo vlerën e saj do të vendos oferta , do të vendos konkurrenca, ndërsa vlera e saktë e kësaj sasie do të dihet vetëm pasi të pranohen ofertat dhe të dihet cila është oferta më e lartë”, tha Kaloshi.

Sipas njoftimit publik të AKP-së, ofertat duhet të dorëzohen më së largu deri më 6 maj të muajit të ardhshëm. Po ashtu ofertat do të hapen po atë ditë në orën 14:00.

Ndryshe, në fundin e vitit 2007, Hysni Zogaj, pronar i kompanisë “Iming” kishte blerë nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), Minierën e magnezit në Golesh për 16 milionë euro. Përkundër afatit te venë nga AKP-ja, për realizimin e kushteve deri në shtator të këtij viti, AKP-ja ka ndërhyrë në nëntor të vitit të kaluar , dy ditë para se Zogaj të fillon punën në Minierë duke e vendosë përsëri nën menaxhimin e AKP-së. Rasti është në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ndaj këtij rasti ka reaguar Komuna e Lipjanit, Aleanca Kosovare e Biznesit, biznesmen dhe ish-anëtar të bordit të AKP-së, duke e vlerësuar si shumë të dëmshëm dhe dëmtim të bizneseve si dhe një shembull shumë të keq për investitorët e huaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori