LAJMI I FUNDIT:

Akademia përfituese për herë të dytë e projektit të binjakëzimit

Akademia përfituese për herë të dytë e projektit të binjakëzimit

Akademia e Kosovës për Siguri Publike po fillon një fazë të re të përkrahjes nga partnerët ndërkombëtarë e cila është përfituese e projektit të dytë të binjakëzimit nga Instrumenti për Ndihmë Para-anëtarësim (IPA II), të Komisionit Evropian (KE).

Gjatë kësaj jave në Akademi po qëndron ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia, vende anëtare të cilët do të implementojnë projektin e binjakëzimit me titull “Forcimi i mëtejmë i arsimimit publik në Kosovë”.

Ekipi i ekspertëve nga Finlanda dhe Estonia janë duke punuar së bashku me personelin mësimdhënës të Akademisë dhe ekspertët e fushave të Agjencive të Sigurisë Publike në përgatitjen e dokumentit në të cilin do të përfshihen komponentët, aktivitetet dhe plani dinamik i projektit.


Projekti do të ketë tri komponentë; trajnim profesional, programi bachelor i sigurisë publike dhe Instituti për Hulumtim.

Më këtë projekt synohet mbështetja e dispozitave të arsimit me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike në Kosovë, duke forcuar kapacitetet trajnuese të AKSP-së dhe të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike. Për më tepër, projekti synon forcimin e programit Bachelor në Akademi me qëllim të përmbushjes së plotë të standardeve të Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare.

Ky projekt do të fillojë nga tetori i këtij viti ku do të zgjasë tri vite (2015 – 2018) dhe do të ketë koston 1.4 milion euro.

Ndryshe në vitin e kaluar ka përfunduar projekti dy vjeçar i binjakëzimit nga programi IPA-së i cili ka rezultuar me programin studimor katër vjeçar bachelor të akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjegjësisht nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Realizimi i të gjitha këtyre proceseve, bëri të mundshëm që në Akademi të themelohet Fakulteti i Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori