LAJMI I FUNDIT:

​AKA nënshkruan marrëveshje që i ndihmon në plotësimin e kritereve për kthim në ENQA

​AKA nënshkruan marrëveshje që i ndihmon në plotësimin e kritereve për kthim në ENQA

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit, përmes të cilit Agjencia e Kosovës për Akreditim do të përfitojë përkrahje institucionale dhe teknike për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe rregullimin e arsimit të lartë, si dhe plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit, drejtori i Agjencisë Kosovare për Akreditim, Naim Gashi tha se zbatimin e këtij memorandumi AKA pothuajse do të rrumbullakojë vitin e ardhshëm plotësimin e kritereve për kthimin e agjencisë në ENQA.


Ai tha se memorandumi synon nevojat kryesore të Agjencisë së Akreditimit për të zhvilluar dhe garantuar cilësinë në arsimin e lartë, e cila krijon parakushte për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës.

“Ky projekt është jetik për AKA për faktin se jo vetëm që ndihmon në rritjen e kapaciteteve tona institucionale, por ndihmon edhe për plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në ENQA. Projekti është shumë i detajuar, shumë konkret dhe praktik dhe adreson në mënyrë konkrete të gjitha nevojat e AKA, jo vetëm për kthim në ENQA, por edhe për rritjen e kapaciteteve tona për të siguruar cilësinë në arsimin e lartë. Në kuadër të këtij projekti do të kontribuojë projekti HERAS në rritjen e kapaciteteve tona institucionale dhe rregullativës sonë së brendshme”, tha ai.

Ndërsa, udhëheqësi i projektit HRRAS+, Aqim Emurli, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për të dy palët e kyçura në këtë bashkëpunim.

“Nuk bëjmë diçka që do të mbetet në sirtar. Është një marrëveshje që do të na bëjë përgjegjës që të punojmë bashkërisht që rezultatet të jenë në favor të agjencionit. Na pret një punë shumë e madhe, pasi që anëtarësimi në ENQA është një sfidë jo vetëm për agjencionin, por edhe për Kosovën, është sfidë edhe për ne si projekt ndërkombëtar. Kemi ekspertizë të mjaftueshme nacionale dhe ndërkombëtare, dhe çdo herë do të mundohemi të jemi një projekt që do t’i shërbejë sa herë që ka nevojë”, tha ai.

Nëpërmes këtij memorandumi, Agjencia e Akreditimit do të përfitojë përkrahje me ekspertizë ligjore ndërkombëtare për kompletimin e legjislacionet dhe akteve tjera juridike, do të hartohet një udhëzues dhe manual për trajnimin e ekspertëve ndërkombëtarë që janë pjesë e procesit të akreditimit në Kosovë.

Po ashtu, do të ofrohet përkrahje për rishikimin e standardeve, sidomos standardin që lidhet me numrin e studentëve që mund të akomodohen për një program studimi, do të ofrohet përkrahje për zhvillimin e Planit Strategjik të Agjencisë, zhvillimi i udhëzuesve dhe proceseve për sigurim të cilësisë së jashtme për institucionet dhe programet e shkencave të aplikuara, do të ketë vizita studimore dhe shkëmbim përvojash mes Kosovës dhe Austrisë, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori