LAJMI I FUNDIT:

AI: Kosova ka dështuar të ndjekë krimet e luftës

AI: Kosova ka dështuar të ndjekë krimet e luftës

Në një raport të ri, grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International ka dokumentuar abuzime në 159 shtete dhe territore, të cilat “janë shkaktuar nga ata që janë në pushtet, ndaj atyre që qëndrojnë në rrugë të interesave të tyre vetjakë”.

Gjetjet janë publikuar të enjten në raportin vjetor të Amnesty International “Gjendja e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2012”.

Në pjesën për Kosovën, raporti kritikon autoritetet për “dështimin e tyre të vazhdueshëm për të ndjekur penalisht krimet e luftës, të cilat dyshohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 1999”, raporton “Evropa e Lirë”.


Ai gjithashtu kritikon përdorimin e tepruar të forcës nga ana e Policisë së Kosovës.

Në përgjithësi, raporti numëron një numër të rasteve të torturës, kushteve të këqija në burgje, të ndjekjes penale të aktivistëve për të drejta dhe të shtypjes së lirisë së fjalës.

Ai po ashtu thekson guximin e aktivistëve për të drejta për të bërë ndryshime dhe për të kritikuar qeveritë që përdorin konceptin e sovranitetit për të justifikuar shkeljet e të drejtave.

Amnesty International ka thënë se do që të sigurojë se “secili ka mjete për të ndarë informacionin dhe për të sfiduar pushtetin dhe sovranitetin kur ai abuzohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori