LAJMI I FUNDIT:

Agron Mustafa në garë për guvernator

Agron Mustafa në garë për guvernator

Drejtori menaxhues Agron Mustafa ka konkurruar për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Mustafa i ka thënë Kohës Ditore se menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, për tri vite dhe sukseset e a rritura e kanë shtyrë që ti futet edhe këtij konkursi.

“Është postë me përgjegjësi shumë të lartë. Është fushë shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë. Është posti i cili mund të jetë gjenerator i së ardhmes në zhvillimin ekonomik dhe kjo më ka shtyrë të dërgoj aplikacionin për postin e guvernatorit”, tha Mustafa.

Deri më tani sipas burimeve, në garë për të drejtuar BQK-në, janë mbi 20 kandidat. BQK kishe mbetur pa guvernator q nga viti i kaluar kur ish-Guvernatori Hashim Rexhepi u arrestuar për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /Telegrafi/