LAJMI I FUNDIT:

Agron Mustafa, drejtor deri në koncesionim

Agron Mustafa, drejtor deri në koncesionim

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të ANP-së, Bekim Jashari, i ka thënë gazetës se bordi ka marrë vendim që të mos zgjedhë drejtor të ri menaxhues të ANP-së

Bordi i Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Prishtinës (ANP) ka marrë vendim që të mos zgjedhë më drejtor të ri të këtij aeroporti deri në koncensionimin e tij. Me këtë vendim Agron Mustafa do ta ushtrojë postin e drejtorit deri në dhënien me koncesion të aeroportit, që pritet të përfundojë brenda disa muajve.
Kryetari i Bordit të Drejtoreve të ANP-së, Bekim Jashari, i ka thënë gazetës se bordi ka marrë vendim që të mos zgjedhë drejtor të ri menaxhues të ANP-së.
“Ne e kemi analizuar situatën dhe kemi marrë vendim që, për shkak se ANP-ja është në fazën finale të dhënies me koncesion, nuk ka nevojë që të zgjedhim drejtor të ri”, ka theksuar ai.
Sipas tij, ata nuk kanë dashur që të zgjedhin drejtor të ri, duke konsideruar se zgjedhja e tij do të ishte një lloj imponimi për atë që do ta marrë me koncesionim ANP-në.
Kryetari Jashari është shprehur se drejtori aktual Agron Mustafa do të jetë në detyrë deri në fund të dhënies me koncesion të ANP-së.
“Na është dashur që ta marrim këtë vendim, që besojmë se është më i miri”, ka theksuar Jashari.
Maratona për drejtor të ANP-së ka filluar disa muaj më parë dhe konkursi është anuluar dy herë. Kurse në garë për koncensionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) janë tri konsorciume ndërkombëtare. Në garë kanë mbetur Bouyges Batiment/Egis/Eurokoha – PAIC Consortium, Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A. S dhe Limak/Aeroport de Lyon Consortium.

Qeveria e Republikës së Kosovës synon që nëpërmjet investimit të kapitalit privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të sigurojë infrastrukturë moderne, përmirësim të komoditetit, shërbime të nivelit botëror, përfitime nga efikasiteti në operim si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit. Nëpërmjet këtij koncesionimi, Kosova do të përfitojë investime të huaja direkte në vlerë rreth 100 milionë euro si dhe përqindje nga të hyrat bruto të ANP-së, të cilat do të derdhen në buxhetin e Kosovës çdo vit, për 20 vjetët e ardhshëm. /Epoka e Re
/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori