LAJMI I FUNDIT:

Agjencionet me oferta joshëse për turistët kosovarë

Agjencionet me oferta joshëse për turistët kosovarë

Në panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve “Tourism & Travel Fair 2010“, agjencione turistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, po shpalosin ofertat e tyre, për turistët kosovar.

Në Prishtinë sot është hapur edicioni i shtatë me radhë i panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve “Tourism & Travel Fair 2010“. Në këtë panair shpalosen oferta të shumta turistike nga Kosova, rajoni dhe vende tjera të cilat vijnë të përfaqësuara nga nivelet më të larta, gjegjësisht Ministritë dhe Departamentet e Turizmit të shteteve pjesëmarrëse si Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.

Në kuadër të stendave të tyre po marrin pjesë shumë agjenci turistike, komuna, asociacione të turizmit, të cilat ofertën turistike të prezantuar në panairin e Turizmit në Prishtinë, e pasurojnë dhe e bëjnë joshëse si asnjë herë më parë.

Jonuz kastrati, zëvendësministri i MTI tha se panairi i turizmit 2010, është një mundësi e mirë e promovimit të vlerave që ka republika e Kosovës, po ashtu edhe promovimi i vlerave që ka regjioni përfshirë shtetet pjesëmarrëse në këtë panair.


“Kjo është një ngjarje me rëndësi për promovim të turizmit, ne të cilin ne kemi menduar të bëjmë prezantimin ofertave turistike 2010. Me këtë kemi treguar se ne si ministri jemi për një bashkëpunim më të madh me sektorin e turizmit me vendet e rajonit dhe për një këmbim të vlerave të kësaj fushe”, pohoi Kastrati.

Ai po ashtu shtoi se MTI një kujdes të veçantë i kushton promovimit të turizmit në Republikën e Kosovës dhe përmes departamentit të turizmit ne vazhdimisht po mundohet të krijojë kushte për bizneset, për t’i prezantuar në ngjarje të tilla. “Në aspektin e krijimit të një ambienti më të favorshme për bizneset turistike, MTI është angazhuar vazhdimisht dhe këtë vit tashmë kemi ligjin e ri për turizmin dhe shërbimet turistike”, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka, duke i ftuar qytetarët e Kosovës që pushimet t’i kalojnë në shtetin amë Shqipërinë, pohoi se bregdeti shqiptar tani më nuk është i panjohur për pushuesit nga Kosova. Ai tha se vitin e kaluar bregdetin shqiptar e kanë vizituar mbi 500 mijë kosovarë, duke shpresuar se ky numër do të rritet edhe më shumë këtë vit.

“Shpresoj se këtë vit do të ketë më tepër turistë nga Kosova dhe se jemi të përgatitur për një gjë të tillë. Shpresoj se tuneli do të hapet më së largu deri në fund të majit”, pohoi Lauka.

Po ashtu Gjynejd Ustaibo, përfaqësues i Agjencionit turistik “Ephesus”, nga Turqia pohoi se këtë vit kjo agjencion ofron shumë oferta, posaçërisht për rivierën turke. Sipas tij Agjencioi “Ephesus”, ka një ofertë speciale me 30 për qind zbritje, për pagesat të cilat bëhen deri me 30 prill. “Po mundohemi që sa më mirë t’i prezantojmë produktet të cilat i kemi. Me agjencionin tonë mund të bëni rezervime për gjithë botën, mirëpo Turqia është në vendin e parë“, tha ai, duke pohuar se presin më tepër turistë kosovarë këtë verë, pasi që prej vitit në vit po shtohet numri i turistëve në rivieren turke

Ky panair është organizuar nga Congress & Event Organization (CEO) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë-Departamentin e Turizmit dhe do të jetë i hapur deri me 03 prill./ekonomisti/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori