LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Aggeler: Është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggeler, në përgjigje të një pyetjeje gazetareske për ish-zv. kryeministrin Artan Grubi, i cili ndodhet në arrati si i dyshuar për rastin “Lotaria e Shtetit”, tha sot se nuk ka asnjë koment për atë që po ndodh me Grubin, por tha se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kam asnjë koment për atë që po ndodh me Artan Grubin. Nuk e di ku është. Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe shpresoj se ai është një prej tyre”, tha Aggeler.

Për procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që zgjidhen në Kuvend, Ambasadorja shtoi se duhet të ketë llogaridhënie, por edhe procesi të jetë transparent.


“Mendoj se unë dhe Ambasada kemi qenë shumë të qartë për qëndrimin tonë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe institucioneve të tjera brenda gjyqësorit. E them sërish, duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi të jetë transparent, që qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse”, shpjegoi Aggeler./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori