LAJMI I FUNDIT:

Agani, qytetarëve: Regjistroni ndërtimet në afatin e paraparë

Agani, qytetarëve: Regjistroni ndërtimet në afatin e paraparë

Me qëllim të informimit të qytetarëve lidhur me procesin e legalizimit, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, bëri hapjen simbolike të aktivitetit “Dita e Legalizimit”.

Përveç qytetarëve të shumtë, në hapje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Me këtë rast, Ministri Agani tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka organizuar aktivitetin “Ditën e Legalizimit” në nivel Republike, andaj, apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që në afatin e përcaktuar të bëjnë legalizimin e ndërtimeve të tyre.

Qëllimi i Ditës së Legalizimit është informimi i qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe shoqatave për procesin e trajtimit të ndërtimeve të bëra pa leje. Mbi të gjitha, qëllimi është që të inkurajohen të gjithë qytetarët të regjistrojnë ndërtimet e tyre deri më 5 shkurt 2015, kur është edhe afati fundit për regjistrim. /Telegrafi/