LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti shet xhipa të UNMIK-ut, institucionet tjera blejnë

Aeroporti shet xhipa të UNMIK-ut, institucionet tjera blejnë

Sipas gazetës Kosova Sot, aeroporti ka shitur 10 xhipa dhe pritet të shesë edhe 50 të tjerë për ti zëvendësuar me Peugot të rinj, për shkak të kostos të lartë të mirëmbajtjes, 5 mijë euro në vit, ndërkaq institucionet tjera janë duke i blerë tani. 10 xhipat e aeroportit janë shitur 50 mijë euro apo 5 mijë euro për copë.

Sipas gazetes, veturat e UNMIK-ut, përveç ANP-së, i kishte blerë edhe KEK-u dhe institucionet e tjera. Gazeta disponon një kontratë të Korporatës Energjetike të Kosovës, e cila në fillim të vitit kishte blerë xhipa të tillë në shumë prej 60 mijë eurove. Mirëpo, disa institucione tanimë janë bërë “pishman” për blerjen e tyre, për shkak të harxhimeve të mëdha.

Heqim qafe rrangallat

Zyrtarët e Aeroportit thonë se mezi po presin ardhjen e veturave të reja, për t’i hequr qafe rrangallat.


“I kemi nxjerrë në shitje 10 xhipa me një çmim fillestar prej 2.500 eurove përmes procedurës së ankandit publik. 10 xhipat janë shitur për një shumë prej 50 mijë eurove. Po presim ardhjen e veturave të reja këto ditë, për të nxjerrë në shitje edhe pjesën tjetër prej 50 xhipave. Presim që nga shitja e të gjithë flotës së xhipave t’i inkasojmë rreth 400 mijë euro”, tha koordinatori për marrëdhënie me jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

Sipas tij, arsyeja e shitjes së xhipave është kostoja të cilën ai e quan “vrastare” të mirëmbajtjes vjetore të një xhipi të tillë.

“Blerja e xhipave të tillë nga ana e ish-menaxhmentit të kompanisë në vitin 2005 ka qenë një vendim jo i qëlluar, megjithëse janë blerë me çmime të lira. Nga analiza që është bërë vitin e kaluar kosto e mirëmbajtjes së një xhipi të tillë është rreth 5 mijë euro në vit. Në se kjo shumë llogaritet për 60 xhipa të tillë që disponon kompania, atëherë del që shpenzime vjetore vetëm për parkun e automjeteve janë mbi 300 mijë euro në vit”, tha Ahmeti për “Kosova Sot”.

Këta xhipa, të cilët tashmë klasifikohen si të vjetër, për shkak se shumica prej tyre janë prodhuar në vitet 1998-1999 , si pasojë e vozitjes abuzive dhe nga shumë duar, harxhojnë mesatarisht rreth 25 litra në 100 kilometra, por edhe prishjet dhe pjesët e tyre janë shumë të shpeshta dhe të shtrenjta.

“Aeroporti dhe Kosova në përgjithësi karakterizohen si një vend i rrafshët. Në këtë kuptim blerja e xhipave 4×4 dhe me peshë 3 mijë kubikë nga ish-menaxhmenti, pa llogaritur koston e mirëmbajtjes, duket i pakuptueshëm.
Duke parë këtë menaxhmenti dhe bordi i ri në ANP, në krye me Bekim Jasharin, i cili ka marrë detyrën më 15 qershor të vitit të kaluar, qysh në mbledhjen e dytë mori vendim për t’i heqë qafe këto rrangalla”, shtoi Ahmeti.

548 mijë për veturat

Menaxhmenti i ANP-së pret që këtë muaj të furnizohet me veturat e reja, 31 copë ‘Peugot’, të cilat kanë kushtuar 548 mijë euro. Tenderi është zhvilluar para 6 muajsh dhe aty kanë konkurruar 5 kompani.

“Veturat janë blerë përmes procedurës së tenderit të hapur, ku secila kompani ka pasur të drejtë të konkurrojë. Në fund ka fituar kompani ‘Peugot’, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sipas tenderit. Veturat e reja të cilat do të vinë janë vetura normale, vetura speciale për pistë dhe për natyrën specifike të punës në aeroport”, tha koordinatori Ahmeti.

Sipas tij, çmimet e blerjes së veturave nuk janë aspak të shtrenjta. “Vlera e 31 automjeteve të reja që ka blerë aeroporti është 430 mijë euro apo rreth 13-14 mijë euro për automjet. Kur kësaj shumë t’i shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar dhe dogana, atëherë vlera e tyre shkon në 548 mijë euro.

Është diçka më shumë sesa kemi parashikuar t’i inkasojmë nga shitja e xhipave”, tha Ahmeti. Ai ka theksuar që analiza e menaxhmenti ka treguar që vlera e automjeteve të reja kompensohet automatikisht nga dy vjet që shpenzohen për mirëmbajtjen e parkut të vjetër të veturave.

“Kur kësaj t’i shtojmë edhe siguracionin që kanë automjetet e reja dhe servisimin për 3 vitet e para që ka ofruar fituesi i tenderit, na del që automjetet e reja për vitet e para kanë një kosto afër zeros”, tha ai. /Kosovs Sot/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori