LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti merr emrin “Adem Jashari”

Aeroporti merr emrin “Adem Jashari”

Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës të dielën është emërtuar me emrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ndërsa ky eveniment ka ndodhur pikërisht në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në datëlindjen e Adem Jasharit.

Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, familja Jashari, përfaqësues nga Shqipëria dhe personalitete të ndryshme.

Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, tha se emërtimi i ANP-së me emrin e Adem Jasharit i bën të gjithë të ndihen krenar, ndërsa u.d. i presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se “ky emër nga sot do t’i shoqërojë të gjithë udhëtarët për të fluturuar në ajrin e lirë të Kosovës”,

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, u shpreh se sot të gjithë qytetarët ndjehen të lirë dhe krenar me pavarësinë e Kosovës, porse pavarësisë duhet t’i jepet kuptim me vlerat sublime të luftës çlirimtare me njeriun që i priu kësaj përpjekje për liri dhe pavarësi, komandanti legjendar Adem Jashari.


Në emër të familjes Jashari ka folur Rifat Jashari, i cili ua ka uruar të pranishmëve festat e Nëntorit dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë drejtim që ANP-ja të mbajë emrin e komandantit legjendar Adem Jashari. /Telegrafi/