LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Tiranës punëson më shumë persona se Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Tiranës punëson më shumë persona se Aeroporti i Prishtinës

Në Aeroportin e Tiranës 280 persona marrin paga në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kompania, 200 të tjera punojnë në sigurim dhe marrin paga nga kompania kontraktuese, 120 në mirëmbajtje, 50 punëtorë sezonal, 250 punëtorë në kontrollin ajrorë , 35 zjarrfikës etj.

Në prezentimin e sotshëm të hulumtimit të Institutit Riinvest dhe Forum 2015, “Privatizimi i Ndërmarrjeve Publike në Kosovë ”, gjatë të cilit pati pyetje dhe debat, gabimisht potencohet që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbipunësim të theksuar në raport me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, megjithse procesojnë një numër të njëjtë të udhëtarëve, thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

Sipas saj, pas publikimit të kësaj pike ka reaguar Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, me reagimin e të cilit u pajtua edhe kryetari i Riinvest- Muhamet Mustafa, duke kërkuar njëkohësisht falje për këtë gabim në hulumtim.

“ Më duhet të potencoj se është bërë një gabim i madh në hulumtim, i cili thekson se ANP punëson dyfishin e punëtorëve krahahsuar me Aeroportin e Tiranës. Dëshiroj të ju saktësoj se para një muaji kemi zhvilluar një vizitë zyrtare në Aeroportin e Tiranës dhe drejtoresha e kësaj kompanie na ka sqaruar se në total, nëpërmjet shërbimeve të sub-kontraktuara si shërbimi i sigurimit, i mirëmbajtjes etj., kanë të punësuar mbi 700 punëtorë. Të gjithë mund ti verifikojnë këto shifra. Tirana është afër dhe kontakti mund të vendoset shpejt ”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.


Sipas tij, në këtë numër të të punësuarve në Aeroportin e Tiranës, 700 punëtorë, nuk llogariten punëtorët e Kontrollit Ajror që në Shqipëri janë të ndarë veçmas nga aeroporti , punëtorët e restoranteve dhe zjarrfikësit.

Në Aeroportin e Tiranës 280 persona marrin paga në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kompania, 200 të tjera punojnë në sigurim dhe marrin paga nga kompania kontraktuese, 120 në mirëmbajtje, 50 punëtorë sezonal, 250 punëtorë në kontrollin ajrorë , 35 zjarrfikës etj.

Hulumtimi i Riinvest dhe Forumi 2015 theksonte gabimisht se “ANP ka mbi 700 punëtorë, ndërsa Aeroporti i Tiranës që shërben një numër të ngjajshëm të udhëtarëve ka tejkaluar numrin 300 të të punësuarëve vetëm sivjet. Kjo pikë mund të dekurajojë investuesit ose do të reflektohet në kushtet e ofruara nga investuesit potencial sepse ANP në këtë moment ka staf të tepërt“.
“ Duhet të jemi më të kujdesëshëm në publikimin e këtyre statistikave sepse po dëmtojmë kompaninë dhe vet punëtorët në këtë fazë shumë delikate në prag të koncesionit” ,tha në fund drejtori menxhues i ANP-së Agron Mustafa. /Telegrafi/