LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Shkupit u jep nga 21 mijë euro punëtorëve

Aeroporti i Shkupit u jep nga 21 mijë euro punëtorëve

Kompania e cila mori në koncesion Aeroportin e Shkupit, ka shkëputur marrëdhënien e punës me rreth 150 punëtorëve, por duke ua paguar atyre nga 21 mijë euro dëmshpërblim.

Sabit Xhaferi ish-drejtor për Mirëmbajtjen Teknike në Aeroportin e Shkupit tha se pagesa është vlerësuar si e majme nga ana e punëtorëve prej kompanisë turke TAV, e cila ka marrë me koncesion për 20 vitet e ardhshme Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit.

Sipas tij, anë rreth 150 punëtorë përfshirë dhe prestarë nga menaxhmenti të cilët kanë pranuar ofertën e kompanisë dhe janë larguar nga puna. “Mirëpo, koncesionari kishte një ‘vijë të kuqe ’për gjithë ata të cilët dëshirojnë ta shkëpusin marrëveshjen e kontratës së punës. Shuma e parave cash në kompenzim të rrogave, nuk u lejua të kalojë shumën prej 21 mijë eurove”, tha ai.

Punëtorët në Aeroportin e Shkupit, numri i të cilëve sillej rreth 1 mijë dhe procesonin 600 mijë udhëtarë në vit, ishin të garantuar për vendet e punës për 7 vite. Kompania turke Tav ka marrë nën administrim Aeroportin e Shkupit prej më shumë se një viti ndërsa punëtorët që janë dëmshpërblyer për 6 vitet e mbetura të cilat ishin të garantuar në kontratë mes Qeverisë së Maqedonisë dhe koncesionarit. /Qendra/Telegrafi/