LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës, stacioni më i mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve

Aeroporti i Prishtinës, stacioni më i mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo, zgjidhet stacioni më i mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve (ground handling) përgjatë muajit dhjetor 2014, nga kompania ajrore prestigjioze Austrian Airlines e cila është një ndër kompanitë më të rëndësishme botërore dhe operon në pothuajse të gjitha aeroportet më të mëdha botërore.

Një vlerësim i veçantë nga kjo kompani ajrore për këtë shërbim të aeroportit bëhet specifikisht në tri pika kyçe që janë edhe një ndër targetet e operimeve të aeroportit.

Ky shërbim është vlerësuar për Shërbimet ndaj Klientëve, Performancë në Kohë si dhe Efikasitet në Operime.


Gjatë vitit 2014 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘ Adem Jashari’ Limak Kosovo kishte marrë certifikatë nga kompania e mirënjohur ajrore EasyJet për Performancë në Kohë. /Telegrafi/