LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës mbyllet në mesnatë

Aeroporti i Prishtinës mbyllet në mesnatë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës sapo ka njoftuar se prej mesnatës, e së paku deri në orën 14:00 të ditës së diel, do të jetë i mbyllur për fluturime për shkak të ardhjes së pluhurit vullkanik – që pritet ta kontaminojë edhe qiellin e Kosovës.

“Në bazë të informatave të shërbimit meteorologjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës – i cili është në koordinim me qendrën meteorologjike të Toulouse-t në Francë dhe METoffice në Britani të Madhe – reja vullkanike mbërrin në Kosovë rreth mesnatës dhe pritet të qëndrojë minimum deri nesër në orën 14:00. Kjo për shkak se erërat nga veriu po i sjellin këto re në Kosovë, ndërsa nesër, erërat që pritet të fryjnë nga jugu parashikohet që t’i kthejnë retë vullkanike nga kanë ardhur”, tha Agron Mustafa, drejtor i ANP-së për portalin Telegrafi.

Gjatë ditës së diel nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nuk pritet të realizohet asnjë fluturim. Ndërsa gjatë ditës së shtunë janë realizuar vetëm 3 fluturime nga 40 sosh sa ishin paraparë.

Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës, i cili ka përfshirë gati gjysmën e Evropës, ka prekur dhe Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Tereza” kanë bërë të ditur për një sërë fluturimesh të anuluara, ndërsa informatat të ngjashme vijnë edhe nga Aeroporti i Shkupit. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori