Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, ia ka kthyer sot Raiffeisen Bankës, një kredi prej 5.4 milionë eurove, kredi që kishte marrë nga ish-menaxhmenti i kompanisë në vitin 2007, për disa investime kapitale në Aeroport.
Marrëveshja për kthimin e kredisë u nënshkrua, në selinë qendrore të Raiffeisen Bank në Prishtinë nga ana e Drejtorit Menaxhues të ANP-së, Agron Mustafa dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Raiffeisen Bank Kosovë, Robert Wright.
Në vitin 2007, ANP-së nga ana e Raiffeisen Bank i qe lejuar një kredi në shumën prej 13.5 milion eurosh dhe afat kthimi deri në vitin 2012, por aeroporti ka përdorur vetëm gjysmën prej tyre.
“Jam shumë i lumtur që sot po kthejmë kredinë prej 5.4 milion eurosh, tre vjet para kohë. Dua të falënderojë drejtorin e përgjithshëm të bankës Robert Wright për përkrahjen e dhënë gjatë vitit 2007 dhe njëkohësisht të sigurojë atë që bashkëpunimi i mirë mes dy kompanive tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.
Sipas Mustafës , kthimi i kredisë në këtë kohë për ANP-në, në veçanti kur Aksionari i ANP-së, në këtë rast Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur zhvillimin e ardhshëm të ANP-së, dhënien me koncesion deri në fund të vitit 2009, nënkupton rritjen edhe më shumë të vlerës së kompanisë.
“Kthimi i kredisë para dhënies me koncesion nënkupton shtimin e atraktivitetit të ANP-së para investitorëve potencial, sepse është shumë më mirë të hyhet në këtë proces pa pasur borxhe ndaj palëve të treta. Pas kthimit të kredisë, ANP-ja do të ketë fleksibilitet edhe më të madh në krijimin e politikave të brendshme financiare. Por me duhet të theksoj se Raiffeisen Bank do të jetë një prej partnerëve tanë të biznesit” tha tutje drejtori Mustafa.
Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Robert Wright, potencoi se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi me ANP-në.
“Është kënaqësi që kemi bashkëpunuar me ANP-në gjatë këtyre viteve dhe veçmas janë për t’u përshëndetur rezultatet e shumta pozitive të ANP-së kohëve të fundit. Shfrytëzoj rastin të falenderoj z. Mustafa dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim e duhur” tha Wright, gjatë ceremonisë së rastit.
Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës edhe pse ka kthyer përnjëherësh kredinë prej 5.4 milion eurosh, ka një gjendje shumë të mirë financiare.
Aktualisht shuma e parave kesh që ndodhet në banka është rreth 7.5 milion euro. Kthimi i kredisë tre vjet para kohe ia ka kursyer kompanisë rreth 600 mijë euro, para që do të paguheshin për kamata dhe interesa, nëse kredia do të paguhej në afat të rregullt kohorë.
Vetëm 6 mujorin e parë të këtij viti, pas rishikimi të buxhetit që ju bë ditën e premte, 17 korrik, kompani doli në me fitim neto prej 4.1 milion eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë