LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti drejt koncesionit, nuk flitet për punëtorët

Aeroporti drejt koncesionit, nuk flitet për punëtorët

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro, por pa sqaruar se si do të arrihet kjo. Fitimet neto të aeroporti janë rreth 7.5 milionë euro në vit. Asnjë fjalë nuk është thënë për punëtorët e kompanisë, të cilët janë rreth 700

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë, të 68-ën me radhë, theksoi se rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës synojnë që aeroportin ta shpijnë prej kualifikimit si i pamjaftueshëm, në një aeroport të rangut botëror, me standarde ndërkombëtare.

Në mënyrë që të financohet ky program i investimeve të fuqishme, studimi rekomandon përfshirjen e sektorit privat përmes koncesioneve, – njoftoi kryeministri Thaçi.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro. Kjo i ofron Kosovës benefitin më të lartë ekonomik. /telegrafi/